Futboll

Hysaj humb ndeshjen me Breshian e Ndojit, në dyshim për Barcelonën

Elseid Hysaj luajti 80 minuta në fitoren 0-1 të Napolit ndaj Bolonjës, ku dha edhe asistin e golit të vetëm të ndeshjes për Mertensin. Ishte një ndeshje e mirë për kapitenin kuqezi, por ai pësoi një dëmtim dhe 10 minuta para fundit ia la vendin Mario Ruit.

Mbrojtësi shkodran ka kryer kontrollet mjekësore dhe ka rezultuar se ai ka marrë një goditje në ligamentin e gjurit të djathtë. Kjo do të thotë se Hysaj nuk do të stërvitet për disa ditë dhe humb kështu të paktën ndeshjen e radhës në kampionat. Ishte një momenti i mirë për lojtarin e Kombëtares, të cilin trajneri Gatuzo e ka preferuar shpesh titullar, madje në Bolonja e aktivizoi në krahun e majtë të mbrojtjes, ku paraqitja e shkodrani ishte e kënaqshme.

Elseid Hysaj. Gazeta Si, 18 shkurt 2020

Për fat të keq vjen ky dëmtim në gju dhe mbetet për t’u përcaktuar saktësisht se sa kohë i duhet Hysajt ta kalojë atë. Me siguri ai ka humbur ndeshjen me Breshian, ku aktivizohet edhe mesfushori i Kombëtares, Emanuele Ndoj. Kjo ndeshje zhvillohet ditën e premte, pasi më datë 25 shkurt Napoli luan në Champions ndaj Barcelonës dhe gjasat janë që kapiteni kuqezi të mos jetë gati edhe për këtë sfidë të rëndësishme.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë