Ofertat në adresë të Elseid Hysajt janë në rritje. Performanca e mirë e mbrojtësit të Kombëtares, si dhe fakti që në verë ai do të largohet me parametra zero nga Napoli, kanë bërë që shumë klube të kthejnë sytë nga shkodrani.
Agjenti i Hysajt, Mario Xhufredi, duke folur për “Radio Punto Nuovo”, ka pohuar se janë tashmë 5 opsione për të ardhmen e futbollistit shqiptar: “Hysaj ishte i rëndësishëm për fitoren e Napolit ndaj Lacios. Kur rikuperoi atë top ndaj Laxarit pa i bërë faull, ai i dha skuadrës së tij mundësinë për të krijuar atë rast që vendosi ndeshjen.

E ardhmja? Muaji maj do të jetë vendimtar. Elseidi është një lojtar i fashës së parë, kështu që meriton një klub të fashës së parë. Janë të gjitha klube të rëndësishme ato që e kërkojnë. Nëse Hysaj largohet nga Napoli, është Napoli që humb, por për të ardhmen e tij nuk mund të thuhet asgjë me siguri. Janë 4-5 opsione, për të cilat po punojmë për Hysajn, 2-3 në Itali dhe të tjerat jashtë saj”, – ka deklaruar Xhufredi për lojtarin që menaxhon.
Kohët e fundit ka qenë Milani që ka shfaqur interes serioz për mbrojtësin e Kombëtares shqiptare, tashmë me një eksperiencë të konsiderueshme në Serinë A. Hysaj ka shfaqur një formë mjaft të mirë sportive gjatë ndeshjeve të fundit, si me Kombëtaren, ashtu edhe me Napolin.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje