Deputeti i PD-së, Agron Shehaj ka humbur betejën me gjykatën sa i përket bllokimit të biznesit të tij nga policia me argumentin se ai po ushtronte biznes në një pallat pa leje.
“Gjykata sapo vendosi në favor të Edi Ramës. Në këtë vend kur verdiktin e jep kryeministri, nuk ka asnjë njeri tjetër që ta kundërshtojë atë.
Ky ishte një gjyq farsë ku Policia fiton pa paraqitur asnjë provë, urdhër apo akt para gjykatës.
Çdo qytetar e di që në Shqipëri përballë Edi Ramës nuk mund të ketë drejtësi.
Beteja ligjore do vazhdojë deri në Strasburg. Jam i bindur se në fund do ketë drejtësi.
Beteja politike, me fakte dhe prova të vjedhjeve të kryeministrit dhe ministrave në dëm të popullit më të varfër në Europë nuk ndalet.
Unë nuk shantazhohem dhe nuk tërhiqem!”, shkruan Shehaj në Facebook
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje