Ka ndodhur

I dënuar me 10 vite burg për vrasje, arrestohet 45-vjeçari në Portin e Vlorës

Gazeta Si – Një 45-vjeçar, i dënuar për vrasje në vitin 1996, u arrestua nga policia Kufitare në Portin e Vlorës. Policia tha se Edmond Panaori po vinte në Shqipëri nga Italia, duke tentuar të kalonte nga Porti i Vlorës.

Ai ishte shpallur në kërkim, pasi Prokuroria pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Fier, më 15 dhjetor të vitit të kaluar, ka nxjerrë urdhrin për të rikthyer në fuqi vendimin e vitit 2021 nga Gjykata e Lartë.

Ky vendim, e dënonte Panaorin me 10 vite burg, nga të cilat ai kishte për të kryer edhe 3 vite e 4 muaj.

Panaori është dënuar, pasi në vitin 1996, në fshatin Mbers, Fier, ka vrarë me armë të ftohtë (thikë) një person me iniciale G.S.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë