Ka ndodhur

I dënuar me 15 vite burg për trafikim të miturish, kapet në Greqi 57-vjeçari

Gazeta Si – Arrestohet në Greqi Kujtim Demiri, i dënuar nga ish-Gjykata e Krimeve të Rënda në Shqipëri me 15 vite burg.

Mësohet se zyra e kërkimit pranë Policisë së Tiranës, dhe Europol gjurmuan në Athinë 57-vjeçarin, ku është bërë dhe e mundur arrestimi i tij.

Demiri akuzohet për trafikim të të miturve dhe në përfundim të procedurave pritet që të ekstradohet në Shqipëri për tu përballur me akuzat e ngritura ndaj tij. 


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë