Ka ndodhur

I dënuar me 9 vjet e 7 muaj burg në Itali, kapet 30-vjeçari në Laç

Gazeta Si – Një 30-vjeçar, i dënuar dhe i shpallur në kërkim për disa vepra penale në Itali, u arrestua nga policia në Kurbin gjatë operacionit policor të koduar “Udine”.

Policia thotë se u kap me qëllim ekstradimi drejt Italisë, shtetasi Ermal Zeneli alias Xhemal Karaj, 30 vjeç, banues në Kurbin.

Gjykata e Udines, Itali, e ka dënuar 30-vjeçarin, me 9 vjet e 7 muaj burgim, për veprat penale: “Armëmbajtja pa leje”, “Vjedhja”, kryer në bashkëpunim”, “Mbajtja dhe shitja e sendeve të vjedhura” dhe “Kërcënimi ndaj oficerit të Policisë”, të parashikuara nga Kodi Penal italian.

30-vjeçari ka vuajtur vetëm 4 muaj nga dënimi i marrë.

Vijojnë procedurat në bashkëpunim me Interpol Tiranën, me qëllim ekstradimin e këtij shtetasi, drejt Italisë.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë