Ne rrjet

I dërguari i SHBA për Ballkanin: Qëllimi ynë, integrimi në BE dhe paqja e stabiliteti në rajon

I emëruari i ri i Uashingtonit për Ballkanin Perëndimor Gabriel Escobar deklaroi të hënën se politika kryesore e SHBA-së në Ballkanin Perëndimor është mbështetjen për integrim në Bashkimin Evropian.

Zëvendësndihmës Sekretari për  Çështjet e Europës dhe Euroazisë në Departamentin amerikan të Shtetit ka folur pas herë të parë pas emërimit në detyrë, duke thënë se qasja e administratës amerikane ndaj rajonit nuk ka ndryshuar.

“Administrata e re do te fokusohet shumë në mesazhin që rajoni duhet të jetë pjesë e BE-së dhe të ndërmarrë reformat e nevojshme për këtë hap. Ne shohim mundësi të jashtëzakonshme ekonomike për rajonin”, tha Escobar

Diplomati amerikan thekson se Departamenti Amerikan i Shtetit do të punojë që Serbia dhe Kosova të zbatojnë marrëveshjet që janë arritur në Bruksel dhe të sigurohen se liderët e dy vendeve nuk do t’i shmangen dialogut.

Ne do të mbështesim përpjekjet e BE-së për  diaologun Kosovë-Serbi për të zhvilluar marrëdhënie më të ngushta dhe pastaj për të hyrë së bashku në BE”, tha Escobar.

“Qëllimi nuk është vetëm njohja e ndërsjellë por edhe integrimi në BE. Rajoni duhet të jetë në paqe i plotë dhe pjesë e BE-së”, shtoi ai.

Edhe përfaqësuesi i posaçëm i Bashkimit Europian në dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak foli për fuqizimin e bashkëpunimit ndërmjet BE-së dhe SHBA-së në raport me dialogun Kosovë-Serbi.

Zyrtarët e lartë të BE-së dhe SHBA-së theksojnë bashkëpunimin trans-atlantik për dialogun Kosovë -Serbi për faktin se ndërmjet viteve 2018-2020, ndërkohë që dialogu i ndërmjetësuar nga BE-ja ishte pezulluar, administrata e atëhershme amerikane kishte filluar një proces paralel ndërmjet dy vendeve i cili kulmoi me arritjen e Marrëveshjes për normalizimin e raporteve ekonomike mes Kosovës dhe Serbisë më 4 shtator 2020.

Dokumentet ishin nënshkruar nga kryeministri i atëhershëm i Kosovës, Avdullah Hoti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiv në prani të presidentit të atëhershëm të SHBA-së, Donald Trump.

BE-ja ishte lënë jashtë këtij procesi.

Escobar tha se Marrëveshja e Uashingtonit vazhdon të jetë e vlefshmne dhe se përmes saj, administrata amerikane po mundohet që të krijohet mirëbesimi në aspektin ekonomik.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë