Bota

I ftohti në Europë erdhi, tani do të shohim krizën e vërtetë të energjisë

I ftohti i dimrit tani po zë vend në Europë. Me një të ftohtë arktik, suedezët u zgjuan të mbuluar nga bora. I ftohti në kontinent do të vazhdojë edhe gjatë javës tjetër, nga Gjermania në Britani, që pritet të mbulohen nga bora.

Ndërkohë që këto rrethana do i japin festave më shumë jetë, ato do të ushtrojnë presion mbi furnizimet e energjisë që janë thelbësore për mbijetesën e europianëve këtë dimër.

Vjeshta e ngrohtë i ndihmoi shtetet të mbushnin rezervat e tyre me gaz, në një kohë kur ata përballen me kërcënime të Rusisë se do të ndalojë dërgesat në Europë. Por sfida po nis tani. Më shumë ngrohje kërkohet dhe parqet e erës në Britani, Gjermani e në Nordik nuk punojnë më dhe operatorët nuklearë në Francë e Suedi janë po ashtu në vështirësi.

Ndonëse Gjermania, ekonomia më e madhe e kontinentit pretendon se ka mjaftueshëm energji për të kaluar dimrin, rregullatori i rrjetit energjetik atje, BNetzA, i kërkoi familjarëve dhe bizneseve të reduktoj masën e ngrohjes.

“Ka shumë gjasa që do të ketë një rritjë të kërkesës për ngrohje për të përballuar të ftohtin që mesa duket do të zgjasin të gjithë muajin”, -tha Alexandra Sherred, meteorologe.

Një valë bllokuese me presion të lartë mbi Grenlandë po bën që valët me presion të ulët të lëvizin drejt lindjes pranë dhe mbi Nordikët, tha meteorologu i Marex, Alexandre Fierro. Edhe pse do të jetë më ngrohtë rreth Mesdheut, Europa Veriore do të ndjejë ngrirjen deri në javën e ardhshme.

Mërkuri do të bjerë deri në -23 gradë Celsius (-9 Fahrenheit) në veri të Skandinavisë të hënën, tha parashikuesi shtetëror i Suedisë. Parashikuesit e tjerë shohin akoma më shumë borë në Skocinë veriore dhe lindore, dhe Zyra Metologjike e Mbretërisë së Bashkuar lëshoi ​​​​një paralajmërim për borë dhe akull në Anglinë juglindore dhe Londër.

Shqetësimi është se kushtet e vështira po shoqërohen me një krizë energjie në Suedi, Norvegji, Gjermani dhe Poloni.

Në Gjermani, qytetarëve iu kërkua të kursenin gazin që në nëntor kur ishte ende ngrohtë. Dhe ndërsa kërkesa për ngrohje po rritet tani me temperaturat që arrijnë rreth -7 gradë Celsius në vende si Berlini dhe Hamburgu, familjet do të tundohen të ndezin termostatin.

“Duhet të kemi parasysh se dimri mund të zvarritet”, tha Klaus Mueller, president i rregullatorit të rrjetit gjerman, në një intervistë me transmetuesin publik ARD./Bloomberg


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë