Ka ndodhur

I ftonte të huajt në Shqipëri si futbollistë dhe i kalonte në BE, arrestohet 30-vjeçari

Gazeta Si – Një 30-vjeçar u arrestua këtë të premte në Tiranë nën akuzën për kalim të paligjshëm të kufirit.

Policia tha se i riu ftonte shtetas të huaj në Shqipëri se do t’i punësonte si futbollistë dhe më pas i ndihmonte të kalonin në mënyrë të paligjshme kufirin me vendet e BE-së.

Të proceduar penalisht janë edhe 9 shtetas të huaj që kishin ardhur në Shqipëri. Nga hetimet, ka rezultuar se 30-vjeçari, në bashkëpunim me disa të tjerë, siguronte ftesa fiktive për shtetas të huaj, kryesisht nga Bregu i Fildishtë me qëllimin se do t’i punësonte dhe më pas i ndihmonte ata kundrejt fitimit, për t’u larguar në mënyrë të jashtëligjshme nga Shqipëria drejt vendeve të BE-së.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë