Politike

‘I kërkova të ndihmojë Kosovën’, Haradinaj në Tiranë: Takim vëllazëror me Ramën

Nga Gazeta ‘Si’ – Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj është takuar ditën e sotme me kryeministrin Edi Rama në Tiranë.

Haradinaj e ka cilësuar si një takim vëllazëror, ndërsa shton se kanë diskutuar për zhvillimet që po kalon Kosova, Shqipëria dhe Rajoni.

Kreu i AAK-së përmes një njoftimi në Facebook theksoi se i ka kërkuar Ramës që në të gjitha nivelet e bisedave me faktorin ndërkombëtar e kombëtar të ndihmojë në tejkalimin e sfidave që Kosova ka dhe të përshpejtojë integrimin e saj.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë