Karikaturisti suedez Lars Vilks, i cili ka qenë nën mbrojtje prej vitesh, që kur u bë objekt i protestave ndërkombëtare, por edhe i kërcënimeve për realizimin e karikaturës së profetit Muhamed në trupin e një qeni, vdiq në një aksident me makinë. Policia suedeze ka përjashtuar hipotezën e një akti me qëllim të keq.
Makina me të cilën Vilks po udhëtonte me dy oficerë policie, u përplas me një kamion pranë Markaryd në Suedinë jugore, thanë zyrtarët.
Drejtuesi i mjetit të rëndë u shtrua në spital. “Ishte një aksident tepër tragjik”, komentoi ministrja suedeze e Kulturës, Amanda Lind në Twitter.
Vilks, shtoi ajo, duhej të qëndronte në liri të kufizuar pas vitit 2010 për shkak të shprehjes dhe lirisë së tij artistike.
Që nga viti 2007, Lars Vilks ka jetuar nën mbrojtje pothuajse vazhdimisht, për shkak të kërcënimeve dhe sulmeve të shumta nga radikalët islamikë.
Pas publikimit të karikaturës, kryeministri i atëhershëm suedez, Fredrik Reinfeldt, u takua me ambasadorët e 22 shteteve myslimanë, në përpjekje për të ulur tensionet e krijuara. Më pas, Al Qaeda në Irak ofroi 100 mijë dollarë shpërblim për vrasjen e Vilks.
Më 14 shkurt 2015, një i ri danez me origjinë palestineze, hapi zjarr duke ndërhyrë në një debat mbi lirinë e shprehjes të mbajtur në Kopenhagen, i organizuar pas masakrës në redaksinë e revistës Charlie Hebdo në Paris.
Lars Vilks, i cili ishte protagonisti i takimit me ambasadorin francez, nuk u dëmtua, por një drejtor 55-vjeçar danez u vra.
Më vonë atë mbrëmje, sulmuesi vrau gjithashtu një kujdestar të sinagogës së Kopenhagenit. Në mëngjes ai u vra vetë nga policia daneze gjatë një përleshje me zjarr.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje