Ka ndodhur

I mori varësen dhe orën e dorës me armë, arrestohet 35-vjeçari në Kamëz

Gazeta Si – Një 35-vjeçar është arrestuar në Kamëz, pasi dyshohet se kanosi me armë zjarri një pronar biznesi dhe më pas i mori varësen dhe orën e dorës.

Policia thotë se i arrestuari është shtetasi Saimir Karoshi, ndërsa u shpall në kërkim bashkëpunëtori i tij.

Gjatë kontrolleve janë sekuestruar 3 orë dore dhe aksesorë floriri, me vlerë të konsiderueshme monetare dhe një sasi municioni luftarak.

Si rezultat i operacionit të koduarpolicor ‘Expensive”, u bë arrestimi i shtetasit S.K., 35 vjeç, dhe u shpall në kërkim bashkëpunëtori i tij, shtetasi Q.H., 32 vjeç, të dy banues në Paskuqan.

“Nga veprimet hetimore dyshohet se shtetasi S. K., në bashkëpunim me shtetasin Q. H., në një biznes (pikë për shitjen e automjeteve), në Bathore, Kamëz, i kanë marrë pronarit të biznesit, shtetasit Xh. Sh., orën e dorës dhe varësen që kishte vënë, duke e kanosur atë me armë zjarri. Gjatë kontrollit në banesat e autorëve të dyshuar, janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale: 3 ora dore, 2 varëse dhe 2 byzylykë floriri, me vlerë të konsiderueshme, të dyshuara të vjedhura, një sasi municioni luftarak, një aparat celular dhe automjeti që dyshohet se kanë përdorur autorët për t’u larguar pas vjedhjes. Vijon puna për kapjen e shtetasit Q. H., si dhe për dokumentimin e vjedhjeve të tjera që mund të jenë kryer nga ky shtetas dhe nga shtetasi i arrestuar S. K,.”, – njofton policia.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë