Zëvendës Shefi i Misionit/I Ngarkuari me Punë në Ambasadën amerikane në Tiranë, Demian Smith përfundoi misionin e tij, pas dy vitesh shërbimi në Shqipëri.
Stafi i Ambasadës Amerikane organizoi një pritje lamtumire këtë javë për Demian Smith, ndërsa ai kthehet në Uashington DC për detyrën e tij të radhës.
Punonjësit e falënderuan ambasadorin Demian për drejtimin e tij.
Ndërkohë është prezantuar edhe zv-ambasadori i ri, Martin Mcdowell
Ai është anëtar karriere i Shërbimit të Jashtëm
Para rolit të tij aktual si Drejtor i Zyrës për Çështjet e Evropës Jugore Qendrore (EUR/SCE), së fundi ai shërbeu si Zëvendës Shef i Misionit në Ambasadën e SHBA-së në Kishinau, Moldavi.
Detyrat e mëparshme jashtë shtetit përfshijnë Sllovakinë, El Salvadorin, Moldavinë (2004-2007) dhe Slloveninë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje