Kryetari i Këshillit Kombëtar, Bujar Nishani, një kritik i fortë i Lulzim Bashës ka komentuar në Facebook situatën që ai ka parë gjatë fushatës për kreun e PD-së.
“Të nderuar miq, gjatë ditëve të fushatës për zgjedhjen e Kryetarit të PDSH, në takime në qytete të ndryshme përveç të tjerash ndesha me një situatë të papranueshme për shumë anëtarë, aktivistë dhe simpatizantë të Partisë Demokratike.
Qindra prej tyre në të gjithë Shqipërinë endeshin prej 1 (një) viti nëpër dyert e prokurorisë e gjykatave si të pandehur për arsyen e vetme se kishin marrë pjesë në protestat e opozitës kundër regjimit banditesk të Edi Ramës.
Por ata tashmë ishin lënë vetëm, në mëshirën e fatit të përballeshin me padrejtësinë e kontrolluar nga Pushteti.
E drejta e protestës është e drejta më fondamentale e njerëzve të lirë.
Një e drejtë e garantuar dhe mbrojtur nga Kushtetuta në Shqipëri.
Lulëzim Basha i thirri në protestë demokratët dhe ata ju përgjigjën me dinjitet e sakrifica!”, shkruan Nishani, duke komentuar se situata pas dy vjetrësh nga protestat tanimë është ndryshe
“Sot ata demokratë janë të braktisur, ata janë të tradhtuar!
Të papunë për shkak të bindjeve politike janë në pamundësi financiare të pajtojnë avoketër e të ndjekin procedurat e padrejta hetimore e gjyqësore.
Ata janë të tradhtuar edhe nga ata që ju kërkuan atyre aksionin qytetar.
Ju bëj thirrje të gjithë avoketërve me integritet të lartë profesional, moral, qytetar e civil ; të marrin përsipër mbrojtjen dhe ndjekjen e proçedurave gjyqësore të këtyre qytetarëve , falas pa pagesë !
Ata demonstruan përgjegjësi qytetare duke u ngritur ndaj padrejtësive, varfërisë, keqqeverisjes, korrupsionit, skandaleve të një pushtetit abuzues.
Njeriu që i thirri në protestë i ka harruar dhe abandonuar tashmë”, shkruan ai.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje