Rini e përjetshme. Në moshë 42-vjeçare, Tom Bredi, lojtari më i madh i momentit në NFL, ligës profesioniste të futbollit amerikan, do të firmosë një kontratë faraonike. Një kontratë që do t’i sigurojë Bredit 70 milionë dollarë, ose rreth 63 milionë euro, për dy sezonet e ardhshme.
Mbrojtësi i Nju England Patriots, një legjendë e gjallë në futbollin amerikan, ka vendosur të vazhdojë të luajë, pasi gjykon se nuk ka ardhur ende momenti për t’u tërhequr. Ai ka pranuar ofertën e rinovimit nga klubi i tij aktual, me kohëzgjatje dyvjeçare. Kjo do të thotë se Tom Bredi do të luajë deri në vitin 2021, kur do të jetë 44 vjeç. Lajmi është bërë i ditur nga njerëz të rëndësishëm pranë drejtuesve të Nju England Patriots.
Sipas kontratës së re, Bradi do të përfitojë 70 milionë dollarë: 8 milionë si bonus për firmën, 30 milionë për vitin 2020 dhe 32 milionë për vitin 2021. Me Patriots, Bradi ka fituar 6 herë “Super Bowl”, pra edhe titullin në NFL. Titulli i fundit është ai i këtij viti, kur Patriots fituan 13-3 ndaj Los Anxheles Rams.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje