Politike

Shpallja ‘non grata’ e Berishës, Basha: Partia nuk do të jetë avokate mbrojtëse e interesave përsonale të askujt

Kryedemokrati Lulzim Basha ka folur pas takimit me tre anëtarët e Kongresit të SHBA.

I pyetur lidhur me shpalljen “non grata” të Sali Berishës për korrupsion dhe nëse Basha ka kërkuar informacione prej kongresmenëve lidhur me këtë çështje, kreu i PD tha se partia nuk do të jetë avokate mbrojtëse e interesave personale të askujt, duke shtuar se prioritetet e saj janë ndarja nga e shkuara.

“Na u sigurua që do të kemi mbështetje absolute nga SHBA dhe kongresi”, tha më tej Basha.

Basha gjithashtu i cilësoi sajesë zërat se ka penguar anëtarët e grupit parlamentar për të folur mbi çështjen Berisha.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë