Të shtëna me armë zjarri në Shkodër, ku një person ka mbetur i plagosur. Mësohet se i plagosur ka mbetur një person i shpallur në kërkim, Ardian Narkaj, 52 vjeç. Ai ishte i shpallur në kërkim për një vrasje, ndërsa është plagosur mëngjesin e sotëm në Malësi të Madhe. Ngjarja u shënua në Razëm, ndërsa mësohet se ai është plagosur gjatë operacionit të RENEA për arrestimin e tij.
Pasi ka marrë ndihmën e parë në spitalin e Shkodrës, i plagosuri është nisur me helikopter në Spitalin e Traumës në Tiranë për shkak të gjendjes së rëndë.

Mësohet se i plagosuri Ardjan Narkaj, ka marrë një plumb në kofshë, një në gjoks dhe një në parakrah.
Narkaj akuzohet për një vrasje të ndodhur në vitin 2008, e ndodhur në fshatin Bratosh të Malësisë së Madhe, ku viktimë mbeti Gjergj Shota dhe Ton Ulaj. Krimi i dyfishtë ndodhi gjatë kohës kur dy viktimat ishin persona të shpallur në kërkim nga policia, ndërsa një tjetër i kërkuar është edhe Françesk Vala, i dënuar në vitin 2017.
Narkaj u dënua nga Gjykata e Apelit Shkodrë me 21 vite burg burg, pasi u shpall fajtor vetëm për vrasjen e Gjergj Shotës. Por Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë prishi vendimin e dhënë nga Gjykata e Apelit në Shkodër, duke kthyer për rishqyrtim në vitin 2015 çështjen.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje