Futboll

I shpëtoi jetën Eriksenit, modestia e Simon Kjaer: Nuk jam hero

Nga Kampionati Evropian, me dramën e Eriksenit, tek ambiciet personale dhe ato të Milanit të tij. Simon Kjaer flet lirshëm për gjithçka, duke rindërtuar shiritin e kësaj vere të gjatë.

Ai e ruan ende të gjallë kujtimin e Kampionatit Evropian, me frikën e madhe për shokun e skuadrës: “Ishte një ditë historike për të gjithë ne danezët, ndeshja e parë në shtëpinë tonë. Pastaj ndodhi ajo që ndodhi. Unë isha gati të qëndroja i ftohtë, si të gjithë shokët e mi të skuadrës. Ishte një përpjekje ekipore, padyshim që ne do të kishim bërë të njëjtën gjë nëse ai do të kishte qenë kundërshtar. Kjo është e gjitha. E vetmja gjë që ka rëndësi është që Christian është mirë tani”, – tha ai, duke iu referuar Eriksen.

Nga Kampionati Evropian, në kampionat me kuqezinjtë, gati për të nisur betejën e radhës: “Një skuadër si Milani ka për detyrë të synojë maksimumin, kjo është mënyra e vetme për t’u rritur. Unë kurrë nuk kam fituar një kampionat dhe do të doja të bëja me Milanin. Do të ishte një ëndërr. Por ka edhe të tjerë. Konkurrenca është e fortë. Para të gjithëve shoh Interin dhe Juven, – shpjegon ai. – Kontrata? Ndihem mirë në Milano dhe do të doja të qëndroja për një kohë të gjatë. Tani do të flasim me klubin”.

Dhe në fund, një mendim për shiritin e kapitenit që shumë do ta donin në krahun e tij: “Kapiteni ynë është Romagnoli”, përsërit ai.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë