Politike

PD, kryesia e grupit vendos: Të mblidhemi çdo të premte (por ka kontestime)

Ajo që po dallon disa ditës në Partinë Demokratike është ndarja e grupimeve dhe pamundësia për të dalë me një qëndrim qoftë edhe për të mbledhur organet e saj, legjitimiteti i të cilave interpretohet po sipas grupimeve të krijuara.

Të paktën kryesia e grupit ka bërë një hap para në këtë drejtim. Ajo është mbledhur të premten paradite në ambientet e kryesisë së Kuvendit, për të rënë dakord që të mblidhen çdo javë rregullisht.

  “Në vijim të kërkesës së bërë ditën e djeshme dhe njoftimeve të bëra nga sekretari i Grupit, sot, më 6 maj në mbështetje të nenit 16 të Rregullores së Kuvendit dhe neneve 5 dhe 6 të Rregullores së Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, në ambientet e Zyrës së Grupit pranë Kryesisë së Kuvendit, u mblodh Kryesia e Grupit Parlamentar të PD-së, e cila pasi diskutoi çështje të axhendës parlamentare, me shumicë votash, vendosi:

1. Kryesia e Grupit të PD-së do të mblidhet rregullisht cdo javë, ditën e premte, ora 09:15.

2. Mbledhja e Kryesisë do të zhvillohet jashtë radhës ditën e hënë, datë 9 maj 2022, ora 09:15”, thuhet në njoftimin për shtyp të kryesisë së Kuvendit që përbëhet nga sekretari, zëdhënësi i grupit dy nënkryetarët e grupit, kryetari, kryetaret e komisioneve dhe nenkryetaret.

Vendimi është përcjellë nga zedhenesja e grupit, Oriola Pampuri

Por edhe per kete mbledhje ka kontestime,

“Sot përmes numrit dy të PS u tha qartë se nuk duan as përfaqësi apo negociim ndërkombëtar. Është kurth që të keqpërdoret çdo deputet i PD-së për të krijuar konceptin e ndarjes në PD. Boçi ka kërkuar që mbledhja e kryesisë së grupit të shtyhet.

Nuk ka pasur përgjigje nga Alibeaj. Është bërë një njoftim i turpshëm ku thuhet se ka pasur mbledhje kryesie dhe janë marrë vendime.

Kryesia e grupit përbëhet nga kryesia e vogël, kryetarët dhe nënkryetarët e komisioneve dhe nënkryetari i parlamentit.

Ka një shpejtësi për ta ndarë PD dhe për të krijuar perceptimin që një palë është këtej dhe andej.

Ka pothuajse tre muaj që nuk funksionon grupi parlamentar. Çdo gjë merret për interes personal.

Mbahen qëndrime edhe ndaj palës tjetër. Kjo pjesa tjetër kërkon që të vendosë damkën që deputetët qenkan mbështetës të një personi që ne kërkuam të ikte. Kryesia e grupit mblidhet në mënyrë të përjavshme. Kryesia e grupit parlamentar, fakti po them që kam komunikuar me zotin Alibeaj nuk besoj se ka ndonjë diskutim nëse ai njihet apo jo. Nuk e shpjegoj dot nxitimin për këtë mbledhje”, tha  Salianji që është edhe nënkryetar i grupit.

Ai theksoi se mbledhja e kryesisë së grupit është nul, pasi nuk plotësojë kuorumin e nevojshëm, ndërsa shtoi se Pampuri nuk ka asnjë tagër të dalë dhe të flasë në emër të grupit.

“Janë njerëz të cilët dorëhiqen  por nuk heqin dorë. Nuk ka asnjë tagër zëdhënësi i grupit t’i përcaktojë këto. Nuk mund të flasë në emër të grupit kur s’ka vendim. Nuk ka mbledhje pa kuorum.  Përgjegjës para demokratëve do të jenë ata që bëjnë këtë ndarje. Diskutimet, ftesën ndaj të përjashtuarve, e kanë bërë pa dijeninë e grupit.  Për tu ulur me Ramën ka nxitim, për tu ulur me njëri-tjetrin nuk bëhet asnjë lëvizje. Nuk ka asnjë tagër zëdhënësi i grupit për të përcaktuar këto, siç bëri Pampuri. Nuk ka mbledhje pa kuorum”, tha ai.

Një ditë më parë, Luçiano Boçi njëherazi nënkryetari i grupit parlamentar kërkoi që për mbledhjet e grupit të vendoste kryesia e grupit me argumentin se Enkelejd Alibeaj nuk e kishte më legjitimitetin për ta thirrur.  


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë