Ka ndodhur

I vodhi çantën e një turisteje angleze, në pranga hajduti 28-vjeçar në Durrës

Gazeta Si – Një 28-vjeçar është arrestuar këtë të hënë në Durrës, pasi i vodhi çantën dhe sendet personale një turisteje angleze.

Në momentin e arrestimit të riut iu gjet një thikë, ndërkohë grupi hetimor ka nisur punën për zbardhjen e rrethanave të kësaj ngjarjeje.

Policia bën më dije se i riu është një emër i njohur pasi ka  precedent të theksuar kriminal për vjedhje.

Gjithashtu, ky shtetas, autor i tentativës për vjedhje nën kërcënimin e një mjeti prerës (thikë), në filialin e një banke të nivelit të dytë, ngjarje e ndodhur në lagjen nr. 4, Durrës, në vitin 2018.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë