Gara e vaksinave në SHBA, është ngadalësuar në javët e fundit. Kjo sepse ekziston një kategori e vështirë e qytetarëve për t’u bindur. Por presidenti Joe Biden ka një qëllim: 70% e amerikanëve duhet të jenë të vaksinuar deri më 4 korrik, festa kombëtare që në fakt përkon dhe me pushimet verore.
Dhe për të shmangur rikthimin e pandemisë me “të gjithë të lirë”, është e nevojshme të arrihet ajo kuotë e njerëzve të vaksinuar. Ndër idetë më të fundit për të bindur skeptikët, është edhe “pista alkoolike”: birrë falas, kush pranon të vaksinohet.
Dhuratat në para, biletat sportive, pushimet me pagesë: të gjitha rrugët po përpiqen të bindin amerikanët të vaksinohen. Dhe e fundit në rend kronologjik (dhe ndoshta më bindëse) është ajo e birrës falas. “Një gotë birrë për të gjithë të rriturit”.
Kjo është parulla e zhvilluar nga “Anheuser-Busch”, një nga kompanitë që prodhojnë alkool dhe pronar i disa markave të birrës. Janë pikërisht ata që, në bashkëpunim me Shtëpinë e Bardhë, zhvilluan promovimin.
Birra falas është nxitja e fundit e mbështetur nga Shtëpia e Bardhë për t’i bërë amerikanët të vaksinohen për COVID-19.
Presidenti Joe Biden njoftoi të mërkurën një “muaj veprimi” për të marrë më shumë mbrojtje përpara pushimeve dhe festës së 4 korrikut.
Kjo mund të çojë, tha ai, te “një verë lirie, një verë gëzimi … një verë krejt amerikane”. Biden njoftoi amerikanët për planet e tij për të vaksinuar të paktën 70% të të rriturve deri Ditën e Pavarësisë.
Promovuesi i fundit i vaksinës, i siguruar nga Anheuser-Busch, mbështetet në stimuj të tjerë, si sh[ërblime në para, bileta sportive dhe pushime të paguara, për të ndjekur vaksinimin e amerikanëve.
“Sa më shumë njerëz të vaksinohen, aq më të suksesshëm do të jemi në luftën kundër këtij virusi”, – tha Biden nga Shtëpia e Bardhë.
Administrata e tij, e sheh qershorin si “një muaj kritik në rrugën tonë drejt normalitetit”, – tha Courtney Roëe, drejtor i komunikimeve strategjike dhe ekipit anti-Covid në Shtëpinë e Bardhë.
Biden do të vazhdojë të përdorë partneritete publike-private. Presidenti tha se ai ishte “duke bërë gjithçka” për të rritur shkallën e vaksinimit.
Midis këtyre përpjekjeve, është një dhuratë promovuese e njoftuar nga Anheuser-Busch, duke thënë se do t’i “qerasë amerikanët me një birrë” mes të tjerash, sapo të arrihet objektivi prej 70% të vaksinuarve të parashikuar nga Biden. “Merrni një vaksinë dhe pini një birrë”, – shtoi Biden, duke reklamuar promovimin, edhe pse ai nuk pi vetë alkool.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje