Fillon puna për implementimin e sistemit elektronik të identifikimit të votuesve për zgjedhjet e ardhshme parlamentare. Komisioni Rregullator është në procesin e përllogaritjes së vlerës financiare të kontratës për implementimin e Sistemit Elektronik të Identifikimit të Votuesve dhe Pajisjeve Elektronike.
Me qëllim garantimin e një transparence të plotë në këtë proces, Komisioni Rregullator u ka kërkuar 20 kompanive me eksperiencë ndërkombëtare që operojnë në fushën e teknologjisë së informacionit dhe/ose me përvojë në proceset zgjedhore, të prezantojnë një vlerësim mbi kostot e përdorimit të sistemit dhe pajisjeve të identifikimit elektronik të zgjedhësve.
Komisioni Rregullator më pas do të përcaktojë buxhetin për projektin e identifikimit elektronik të votuesve, si dhe do të hartojë dokumentacionin e tenderit mbi të cilin do të fillojnë procedurat e prokurimit.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje