I kanë mjaftuar pak muaj Marash Kumbullës, mbrojtësit 20-vjeçar të Kombëtares kuqezi dhe Veronës, për t’u bërë një idhull i tifozëve të kësaj të fundit. Lojtari me origjinë nga Shkodra ka hyrë shpejt në zemrat e tifozëve të Veronës, falë lojës së tij të jashtëzakonshme në sezonin e parë në Serinë A, ku debutoi që në moshën 19-vjeçare.
Faqja “Calciohellas” ka bërë një sondazh me tifozët e Veronës në lidhje me formacionin më të mirë të skuadrës ndër vite. Kumbulla ka marrë 7.83% të votave. Ai formon treshen e mbrojtjes bashkë me Domeniko Maietën, më i votuari, dhe Roberto Triçelën. Jashtë formacioni në mbrojtje mbetet një nga lojtarët më të spikatur te Verona vite më parë, danezi Martin Laursen, i cili më pas u ble nga Milani. Shqiptari tjetër i Veronës, Amir Rrahmani, gjithashtu titullar në mbrojtje, renditet i pesti sa i takon mbrojtjes.

Ky sondazh tregon se në çfarë niveli ka arritur futbollisti i Kombëtares sonë. Kumbulla prej kohësh ka tërhequr vëmendjen e klubeve të mëdha europiane, italiane dhe jo vetëm. Interi, Fiorentina, Napoli e të tjerë kërkon ta rrëmbejnë 20-vjeçarin, i cili i ka befasuar të gjithë me personalitetin që tregon në fushë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje