Politike

Igli Cara shpall kandidaturën për Durrësin: Është koha për ndryshim  

Kryetari i PD dega Durrës, Igli Cara, prezantoi kandidaturën në Primare për Bashkinë e Durrësit.

“…Jam në PD që në ditët e para të saj, duke kontribuar, përfaqësuar dhe mbajtur përgjegjësi, si pjesë e kësaj familjeje të madhe politike që, siç ka treguar historia, ka qenë dhe mbetet jetike për fatet e vendit.

Falë mbështetjes suaj kam përfaqësuar dy herë Durrësin, si deputet i PD në Kuvendin e Shqipërisë, duke i qëndruar besnik, si në çdo angazhim timin publik e politik, parimeve të mia dhe të subjektit politik që më besoi, duke  mbajtur qëndrime në momentet më delikate.

Koha më tregoi që kam pasur të drejtë…”, tha ai

Sipas tij, Durrësi ka nevojë për ndryshim.

“Durrësi ka nevojë t’i kthehet qytetarëve dhe qytetarisë! Këtë e ndjej në takimet e përditshme me ju, në thirrjen tuaj  për t’i paraprirë ndryshimit. Në bashkëbisedimet me miq, intelektualë, pedagogë, mjekë, mësues, bujq, biznesmenë, pensionistë dhe të rinj shoh mbështetjen për të punuar së bashku për ndryshimin.

Sot është 14 nëntori, një datë kuptimplotë në historinë e qytetit tonë. Një datë simbolike, që përfaqëson çlirimin e tij nga pushtuesit e huaj, 78 vite më parë.

Rastësisht sot përkon dhe me ndarjen e një vendimi të rëndësishëm me ju.

Ky qytet meriton më shumë, qytetarët e tij meritojnë më shumë…”, tha Cara


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë