Ëndrra e titullit kampion në Itali e bën Lacion të kërkojë me forcë rifillimin e kampionatit, por njëkohësisht në vëmendje është edhe merkatoja, ku drejtori sportiv, Igli Tare, ka një plan konkret për forcimin e skuadrës për pjesëmarrjen në Ligën e Kampionëve. Për këtë kompeticion duhet një organikë më e madhe dhe më cilësore, Tare e di mirë këtë gjë.
Nuk parashikohet të ketë shitje të mëdha nga Lacio, duke ditur që edhe vlera e lojtarëve në këtë periudhë ka pësuar rënie për shkak të koronavirusit. Tare ka në plan t’i bëjë katër dhurata trajnerit Inzagi, një mbrojtës, dy mesfushorë dhe një sulmues. Për mbrojtjen, në fokus janë Dejan Lovren, 30 vjeçari kroat i Liverpulit, uruguaiani Sebastian Koates, 29-vjeçari i Sporting Lisbonës, por prej kohësh Tare ndjek edhe Marash Kumbullën, 20-vjeçarin shqiptar të Veronës, të kërkuar edhe nga klube të tjera të mëdha. Megjithatë, për prapavijën mund të besohet edhe te forca e Denis Vavro, 24-vjeçarit sllovak që u ble verën e kaluar për 12 milionë euro nga Kopenaghen.

Për mesfushën një përforcim është kryer tashmë, ai është argjentinasi Gonzalo Eskalante, 27 vjeç, aktivizohet me Eibarin në Spanjë. Ka luajtur në Itali sezonin 2014-15, me fanellën e Katanias. Tare është në kërkim edhe të një mesfushori tjetër, ndërsa për sulmin ai po tenton të bëjë një goditje të tipit “Klose”, duke sjellë në Romë një tjetër kampion bote nga Gjermania, Mario Gëcen. 27-vjeçarit i skadon kontrata me Borusia Dortmund dhe sezonin e ri mund të veshë fanellën bardhekaltër të Lacios.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje