Politike

Ikën Topi, FRD konfirmon marrëveshjen me Bashën

Me largimin e Bamir Topit nga drejtimi, FRD zyrtarisht i ka dhënë forme ligjore marrëveshjes së nënshkruar me PD-në për të qenë pjesë e koalicionit “Aleanca për Ndryshim”.  

Në krye të FRD do të jetë Sali Shehu njeriu që negocioi në fund me zyrtaret e PD-së për të garuar vetë ai në qarkun Dibër në një pozicion jo fort të sigurt.

“Asambleja Kombëtare e FRD-së pasi u njoh me marrëveshjen, për të cilën ka negociuar si përfaqësues i FRD-së, z. Sali Shehu, anëtarët e Asamblesë miratuan politikisht në unanimitet të plotë koalicionin me PD-në, për zgjedhjet e 25 prillit.

Anëtarët e Asamblesë pranuan po ashtu dorëheqjen e z. Topi dhe pas diskutimeve propozuan emrin e z. Sali Shehu si kryetarin e ri të FRD-së, deri në zgjedhje.

Me vota unanime, kryetari i ri i FRD-së u zgjodh z. Sali Shehu, i cili mbante postin e ish Sekretarit të Përgjithshëm të FRD-së.

Kryetari i ri i FRD-së, z. Shehu i bën thirrje gjithë shqiptarëve, në mënyrë të veçantë anëtarëve të Frymës së Re Demokratike, të mbështesin koalicionin Aleanca për Ndryshim si e vetmja alternativë e integrimin të Shqipërisë në Evropë”, thuhet në deklaratën për shtyp të FRD.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë