Lajme

IKMT shemb pallatin 6-katësh te “Shkëmbi i Kavajës”

Shembet ndërtesa 6-katëshe në zonën e njohur si “Shkëmbi i Kavajës” në Durrës, pas dëmtimit që pësoi nga tërmeti i fuqishëm i 26 nëntorit 2019.

Shembja është realizuar nga specialistët e batalioniot xhenier të Komandës Mbështetëse të Forcave të Armatosura përmes shpërthimit të kontrolluar.

Specialistët xhenio në bashkëpunim me Inspektoriatin Kombëtar të Mbrojtjes së Teritorit (IKMT) prej disa ditësh punuan për kryerjen e punimeve përgatitore për shembjen e pallatit i konsideruar si i pabanueshëm.

Kati i parë i godinës ka qenë tërësisht i shkatërruar çka ka vështirësuar punën parapërgatitura të forcave xhenio.

Tërmeti i 26 nëntorit 2019 la pas 51 viktima dhe qindra të plagosur, ndërsa shumë shtëpi u dëmtuan shumë, duke u bërë të pabanueshme.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë