Gazeta Si – Ilir Meta, kreu i Partisë së Lirisë, ka zhvilluar mbrëmjen e sotme një takim me strukturat në qytetin e Vlorës. Ai ka kritikuar kryeministrin Edi Rama në lidhje qëndrimet e tij për çështje të ndryshme.
Meta ka prekur edhe çështjen e djegjes së mandateve nga opozita. Sipas tij, ky veprim ishte i turpshëm dhe nuk duhej të ndodhte, sepse ishte një kurth.

‘Deti me Greqinë është një çështje tjetër që do të hapet në shtator. Është bërë si avokati palës tjetër dhe e bën jo se do të rregullojë marrëdhëniet me Greqinë, por i intereson për pazaret që ka bërë me kompanitë për shpimin e gazit.
Ka edhe shumë akte të tjera të rënda. Të gjitha këto kanë ndodhur, sepse nuk ka pasur opozitë. Sepse Basha ishte i blerë. Trup të kenë të gjithë ata që kanë djegur mandatet, PD dhe LSI, përfshirë këtu edhe mikun tim Petrit Vasili.
Unë nuk e kam djegur mandatin tim. Ishte një kurth, e provuan ata, por unë nuk e lëshova zyrën time”, – ka theksuar mes të tjerash Ilir Meta, kryetari i PL-së.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje