Politike

Foto dhe video/ Ilir Meta rikthehet në ‘shtëpi’ i ndryshon emrin LSI:  Do jemi Partia e Lirisë, Rama dhe Basha janë peng, t’i shpallim ‘non grata’

Pas dy orë punimesh, Konventa Kombëtare e LSI-së vendosi me ngritje dore ndryshimin e emrit të partisë  në Partia e Lirisë e “pagëzuar” në fund të fjalës së tij të gjatë nga Ilir Meta.  

Monika Kryemadhi nuk foli gjatë konventës por Endrit Braimllari njoftoi se ajo ka dhënë dorëheqjen nga drejtimi i partisë dhe menaxhimin e kësaj force politike nga një Komitet Organizator me në krye Ilir Metën.

“I propozoj Konventës Kombëtare, pas paraqitjes edhe të dorëheqjes të Kryetares së LSI, Monika Kryemadhi si dhe në kushtet ku të gjitha strukturat e tjera drejtuese janë me mandat të përfunduar, krijimin e Komitetit Organizator, me këto detyra:

Komiteti Organizator, ngarkohet nga Konventa Kombëtare, për drejtimin e partisë dhe përfaqësimit të saj në të gjitha nivelet.

Komiteti Organizator do të drejtojë veprimtarinë e partisë për përgatitjen e Konventës Kombëtare, që do të mbahet brenda dy muajve.

Drejtuesi i Komitetit Organizator të jetë  Ilir Meta dhe zëvendës Kryetar të jetë Agim Nesho”, lexoi në fund të punimeve Endrit Braimllari.

Në Konvetën ne LSI-së fjalimet kane qënë të ashpra dhe mbushur me kritika ndaj qeverisë.

 LSI-së iu bashkua edhe ish-këshilltari i Berishës kur ky ishte kryeministër, Petraq Milo.

Ne foto: Ilir Meta ne Konventen e LSI

Ilir Meta, që u fut në sallën e madhe të Pallatit të Kongrese me dy gishatt lart, u prit me duartrokitje dhe akuzoi fort Lulzim Bashën si fajtorin kryesor për diegien e mandateve dhe bojkotimin e pushtetit vendor.

“Do vazhdojmë përgjatë gjithë gushtin për një vjeshtë ripërtëritëse për Shqipërinë dhe të rinjtë e saj. Dje siç kisha bërë premtimin publik, dorëzova sipas kushtetutës detyrën më të lartë në këtë shtet atë të presidentit.

Përfundova mandatin e parë si president i republikës dhe në këtë mënyrë pata edhe eksperiencën e të provuarit të tre pozicioneve më të larta në këtë shtet, të kryeministrit, kryeparlamentarit dhe presidentit. Dikush më pyeti ku je ndjerë më mirë. Pa asnjë diskutim, në detyrën e presidentit të republikës së Shqipërisë. Do bëjmë shumë punë që Shqipëria të jetë një vend normal me një qeverisje normale që Shqipëria të gumëzhijë nga energjia e të rinjve dhe zërat e fëmijëve sepse situate është jashtëzakonisht kritike.

Situata kërkon një ndërhyrje urgjente të të gjithë qytetarëve të cilët duhet të marrin përgjegjësi pasi nuk mundet më t’ia delegojmë kësaj klase politike. Në këto 5 vite kam qenë në një lartësi ku kam parë çdo gjë dhe fitova një këndvështrim të ri që më mungonte më parë. Kam parë një rrezik kanosës për sovranitetin e këtij vendi, për pavarësinë dhe shtetësinë e Kosovës. Kam parë një plan tër përllogaritur për të ekzekutuar pluralizmin politik në Shqipëri dhe për të pasur një fasadë demokrafike ku viktimat nga frika duhet të falenderojnë dhunuesin dhe përdhunuesin përse nuk po i dhunojnë Akoma më shumë.

Ka akoma më keq nëse prisni thjesht nga Ilir Meta apo kushdo tjetër. Secili duhet të marrë përgjegjësitë e tij. Duhet të nisemi në përfundimin e këtij evenimenti për të takuar çdo qytetar të Shqipërisë. Ka vetëm një zgjidhje, të zbatohet Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë, instrumenti që me referendum populli e vendosi në kushtetutë”, tha ai.

“Secili duhet të marrë përgjegjësitë e tij dhe duhet të nisemi në përfundimin e këtij eventi të rëndësishëm me vendimin e madh për të takuar çdo qytetar që ti themi se ka vetëm një zgjidhje. Kemi provuar çdo gjë por zgjidhja është të zbatohet Kushtetuta, instrumenti që me referendum populli e vendosi në 1998 për ta ushtruar sa herë të deleguarit abuzonin.

E dimë që është bërë çdo gjë për ta bllokuar referendumin nga një grup politikanësh që shpesh bëjnë teatër nëpër media, nuk bëjnë gjë veçse plaçkitin çdo ditë popullin e Shqipërisë. Viktima është populli. Edhe ju ishit target i tyre gjatë 5 viteve që kaluan dhe më duhet që të mos kthehem në analizë, ti bëj të qartë çdo anëtari e simpatizanti të LSI por edhe çdo qytetari të Shqipërisë që Ilir Meta ka qenë kategorikisht kundër bastit të çmendur për ti besuar një mashtruesi ordiner që të gënjen pa kuptim duke djegur mandatet, duke lënë parlamentin, duke bojkotuar pushtetin vendor.

Djegia e mandateve ishte planifikuar nga mafia që drejton Shqipërinë, nga oligarkët se duhej braktisur dhe pushteti lokal”, tha Meta.

Meta akuzoi Lulzim Bashën dhe Edi Ramën se kanë ngatërruar qëllimisht çështjen e detit me Greqinë.

“Në çfarë vendi të botës ndodh që t’i thuhet Presidentit të shkelë Kushtetutwn, që t’i marrë Edi Rama të gjitha që të mbyllë marrëveshjen e detit që e kanë ngatërruar qëllimisht me Lulzim Bashën kur ka qenë ministër i Jashtëm. Unë s’kam ndonjë problem me grekët dhe Greqinë. Ne e kemi problemin me kleptokratët tanë që i zënë peng dhe që shesin interesat e atdheut dhe bëjnë gjëra më të rënda. Unë jam i vetmi president që i kam dhënë Janullatosit shtetësinë sepse i takonte sipas ligjit dhe gjithçkaje sepse është udhëheqës i kishës sonë dhe nuk mund të nisemi për paragjykimet për kombësinë e tij dhe asgjë tjetër, nuk e kam bërë fshehurazi i kam dhënë ditën e Krishtlindjeve, i kam dhënë tokën për të bërë Katedralen. Nuk donin ata ta jepnin, se kishin frikë mos e sulmonin meqë ishte afër PS-së. Ndërkohë që sot për arsye korrupsioni janë bllokuar pronat e besimeve fetare, këta nuk kanë asnjë besim sepse kanë sëmundjen e kleptokracisë. I gjithë ky tolerim i korrupsionit është se kanë marrë gjëra të rënda…”

Meta tha se ishte ndjerë mirë në Presidencë  se mezi priste të rikthehej për një mandat të dytë, dhe se kishtë mësuar diçka gjatë mandatit.  

“Nga Presidenca mësova diçka që se dija, që ka një plan për të zhbërë sovranitetin e Shqipërisë dhe pavarësinë e Kosovës…”

Duke huazuar një fjalë të pëlqyer shumë nga ndërkombëtarët së fundmi ajo e non gratas,  Ilir Meta tha në fund të fjalës së tij partia që ai drejton do ti shpallë non grata “kleptokratët” “Rilindjen mavi” por edhe një pjesë të selisë blu duke nënkuptuar Lulzim Bashën.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë