Politike

Ilir Metaj shpall ditën e parë të protestës

Gazeta Si – Protesta e parë e Partisë së Lirisë do të mbahet më 13 shtator, ora 18:00, “në inceneratorin e Tiranës.

Kreu i kësaj partie Ilir Metaj ka njoftuar protestën e parë të kësaj force politike pak pasi ai mori drejtimin e saj.

Metaj e quajti vendin e protestës së thirrur nga PL si “kryeveprën” e korrupsionit të qeverisë”, ndërsa ftoi qytetarët që të marrin pjesë.

“Të martën që vjen protesta e pare tek inceneratori Tiranës. Protesta e parë e Partisë së Lirisë, në 13 shtator, ora 18:00, në  inceneratorin e Tiranës, ‘kryeveprën’ e korrupsionit të Qeverisë. Ftojmë të gjithë qytetaret. Ftojmë të gjithë ata që kanë dëshire të protestojnë”, deklaroi Metaj gjatë një konference për shtyp.

I pyetur nga gazetarët se përse u zgjodh inceneratori i Tiranës për të nisur protestat, Metaj tha se në çdo aferë është i përfshirë kryeministri Edi Rama.

“Në çdo aferë është Edi Rama. Ai garanton pandëshkueshmërinë për të gjithë ata rilindasit më të vegjël. Kudo është ai. E ka dorën e gjatë shumë”, deklaroi Metaj.

Metaj foli edhe për krimin mjedisor, siç e cilësoi ai që po ndodh në Shijak, ku tha se kreu i Bashkisë së Shijakut merr shembull nga Rama.

Sipas tij nuk janë vetëm plehrat janë edhe verërat që është aferë tjetër e lidhur me të. “Rilindasi i Shijakut nuk ka faj që sillet në mënyrë kriminale me popullin e tij, që jo vetëm i merr taksat dhe lekët për pastrim dhe ua depoziton para shtëpive, por dhe ua djeg. Ai merr shembull nga kryerilindasi i gjithëmavisë Edi Rama, i cili të gjithë e dinë e ka shndërruar aferën e incineratoreve më të zezën në të gjithë kohërat. Djegjen e mbetjeve, helmimin e popullatës do ta kemi prioritet sikurse kemi antikorrupsionin numër 1 dhe afëra e inceneratorëve që ka qenë dhe mbetet kryevepra e korrupsionit është më tepër se 500 milionë euro”, – theksoi ai.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë