Parlamenti i Pakistanit pritet të zgjedhë kryeministrin e ri të hënën, pasi Imran Khan u rrëzua të dielën nga Kuvendi përmes një mocioni mosbesimi
Shahbaz Sharif, udhëheqës i koalicionit opozitar që punoi për të rrëzuar Khanin nga pushteti, pritet të fitojë shumicën e votave.
Votimi i mosbesimit kundër Khanit u mbajt pas ndërhyrjes së Gjykatës Supreme.
Ai u përpoq të bllokonte votimin, duke kërkuar shpërndarjen e Parlamentit dhe duke bërë thirrje për zgjedhje të parakohshme.
Megjithatë, Gjykata Supreme mbështeti peticionin e opozitës, sipas të cilit veprimet e Khanit ishin jokushtetuese, dhe urdhëroi që votimi të vazhdonte.
Kundërshtarët e Khanit ndërmorën hapa kundër tij pas pakënaqësive në rritje me menaxhimin e tij të ekonomisë dhe prishjes së marrëdhënieve me ushtrinë e Pakistanit.
Sharif, 70 vjeç, vjen prej një dinastie të fuqishme politike të Pakistanit.
Vëllai i tij më i madh, Naëaz Sharif, ka qenë kryeministër me tre mandate – herën e fundit nga viti 2013 deri më 2017.
Ai udhëheq njërën nga partitë kryesore opozitare të Pakistanit, Lidhjen Myslimane Pakistaneze Naëaz (PMLN).
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje