Me iniciative personale, deputetja e PD-së, Ina Zhupa, ka hedhur ne publik një propozim me katër pika që në thelb ka si synim fillimin e një diskutimi të përbashkët mes deputetëve të PD-së, duke përjashtuar aleatët.
Ina Zhupa është ndër deputetet mbështetëse të Lulzim Bashës.
“Propozoj: Mbledhjen e përbashkët të 52 deputeteve të Partisë Demokratike, pa asnjë perjashtim!
Mbledhja e pare të zhvillohet vetëm me një pikë të rendit të ditës: Situata në PD! Të dëgjojmë njëri tjetri, të flasim me njeri tjetrin sy me sy dhe jo nëpërmjet ekraneve te televizioneve
Mbledhja e parë të zhvillohet në ambjentet e kryesisë së kuvendit.
Mbledhja të moderohet nga deputetja më e re e grupit parlamentar Andia Ulliri dhe mos të ketë limit kohor në diskutime. Hierarkitë partiake le të zhduken një moment, asgjë e keqe nuk do vijë”, thuhet në propozimin e saj.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje