Sali Berisha akuzoi kryeministrin Edi Rama se ka orientuar SPAK-un në hetimin e inceneratorëve me qëllim shmangien e përgjegjësisë prej tij dhe katër zyrtarëve të tjerë të lartë.
“Edi Rama, organizata e tij kriminale, qeveri-SKAP, bënë gjithçka të arkivojë në harresë, vjedhjen e shekullit, e cila ka një përgjegjës kryesor që është Edi Rama dhe të tjerë rreth tij, të njohur, Erion Veliaj, Engjëll Agaçi, Artur Metani, Damian Gjiknuri dhe ndonjë tjetër.
Por e garantoj se kurrë kjo aferë nuk mund të groposet.
Ka urdhëruar skapistët e tij të injorojnë procedurën, sepse procedura çon direkt tek ai, te Agaçi i tij, te Erion Veliaj dhe hajdutë të tjerë të kësaj organizate.
Për rikujtesë qytetarëve, nuk është kjo një deklaratë politike, por Edi Rama në vitin 2014, anulon me një vendim korruptiv, strategjinë e mëparshme të hartuar me një financim prej 4 milionë eurosh nga BE për trajtimin e mbetjeve në Shqipëri, bazuar në landfille, grumbullim, seleksionim dhe riciklim.
Edi Rama me Agaçin dhe Metanin, janë famëzinjtë, të cilët përligjën pas firmosjeve të rrufeshme në 24 orë, 17 firma në 19 dokumente në dhjetor të vitit 2016, për procedurën e negociatave të mbyllura, procedurë për çka Rama u informua dy herë se është antiligjore, nga drejtori i asaj kohe i entit të prokurimeve publike…”, tha Berisha
Por kjo për Ramën nuk kishte rëndësi. Ishte babëzia e tij e tmerrshme, sepse ai kishte lexuar dhe e dinte se mafia e plehut është mafia që pasurohet më shpejt dhe më shumë. Se mafia ka dhuntinë kriminale të shndërrimit të plehrave në flori për pronarët e sipërmarrjes.
Kështu që ai firmosi të aplikohet një procedurë antiligjore në tenderimin e kompanive që do ndërtonin inceneratorët.
Edi Rama, në një akt unik në historinë e botës, firmosi në dhjetor të vitit 2016, vendimin e Këshillit të Ministrave, për t’i dhënë bonos 8 pikë një kompanie që nuk ekzistonte kund në Shqipëri. Një kompanie që do themelohej vetëm 9 muaj më vonë. Një ditë përpara se ajo të dilte fitimtare e tenderit të parashikuar.
Pra, gjithçka është bërë në hetimin e organizatës kriminale SKAP, që të arrestohen vetëm kurbanë që pranon Edi Rama, por jo ata, të cilët janë përgjegjësit më kryesorë, duke filluar nga vetja e tij.
Berisha akuzoi kryeministrin Rama se ai dhe thjeshtra janë të implikuar me projektin e Eko Parkut në Porto Romano.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje