Politike

Inceneratorët, Berisha: Duhet gjyq publik për Ramën, Ahmetajn, Velinë dhe Agaçin

Kryetari i PD-së, Sali Berisha flet për gjyq publik kur i referohet debatit për inceneratorët.  

“Është koha, të dashur qytetarë, t’i bëjmë gjyqin publik Ramës, Agaçit, Ahmetajt dhe Velisë. Të cilët e ndjejnë se janë të pashpresë përpara jush dhe kanë filluar t’i përcjellin fajin njeri-tjetrit. Edi Rama deklaron se në rast se nuk ka filluar, pavarësisht nga dhjetëra milionë euro që janë disbursuar, djegësi i Tiranës, është përgjegjësi e atyre që kanë marrë para. Me fjalë të tjera, përgjegjësi e Erion Veliajt.

Erion Veliaj deklaron se nuk ka lidhje, edhe pse Edi Rama i ka dhënë 8 përqind bonos për të fituar tenderin me negociata të mbyllura. Paçka se Erion Veliaj ka vendosur pa pyetur parlamentin e Tiranës, duke marrë pushtetin e tij, sepse donte të mbushte valixhet e tij. Packa se ka firmosur në emër të qarkut, pavarësisht se nuk është autoriteti i tij.

Prandaj jam këtu për të dënuar edhe njëherë këtë organizatë kriminale qeveritare dhe qëndrimin e SKAP që u shërben atyre si mburojë. Për t’u bërë thirrje qytetarëve me thirrjet e Frontit për Shpëtimin e Shqipërisë, për t’i bërë gjyqin publik kësaj organizate kriminale më të rrezikshme në Shqipëri, ndër më kriminalet në Europë dhe botë”, tha Berisha përmes nje deklarate të mbajtur nga selia blu.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë