Politike

Inceneratorët/ Kryemadhi kërkesë SPAK: A janë nën hetim Veliaj, Agaçi dhe Subashi?

Kryetarja e LSI Monika Kryemadhi, i ka kërkuar SPAK informacion lidhur me paditë që ka dorëzuar për inceneratorët.

Përtej statusit penal të Lefter Kokës dhe Alqi Bllakos, Kryemadhi kërkon informacion mbi statusin juridik të kryetarit të Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj, Sekretarit të Përgjithshëm të Kryeministrisë Ëngjëll Agaçi dhe kryetarit të Bashkisë së Fierit Armando Subashi.

“a) Nuk ka asnjë njoftim zyrtar apo informacion për personin e kallzuar Z.ËNGJËLL AGAÇI, zyrtar i cili siç e kemi sqaruar edhe në kallzimin penal ka një rol kyç në miratimin e paligjshëm të financimit me VKM të Kontratës Koncesionare të Inceneratorit të Elbasanit.

b) Nuk ka asnjë njoftim zyrtar apo informacion për personin e kallëzuar Z.Armando Subashi, zyrtar i cili siç e kemi sqaruar edhe në kallëzimin penal ka një rol kyç në pagesën për shpronësimin e paligjshëm të tokës ku është ndërtuar inceneratori i Fierit, siç edhe ju vetë e keni konstatuar kur keni marrë masën e sigurisë ndaj personave nën hetim Lefter Koka, Alqi Bllako dhe Pëllumb Abeshi…

c) Nuk ka asnjë njoftim zyrtar informacion lidhur me hetimet apo subjektet e kallëzuara për Inceneratorin e Qarkut Tiranë… Risjellim në vëmendjen tuaj se vetëm me një firmë individuale, Z. Erion Veliaj në komunikimin me Ministrinë e Mjedisit, ka ndryshuar fatin e Inceneratorit të Qarkut të Tiranës, duke dhënë dakordësinë pa Vendim të Këshillit Bashkiak për as më shumë dhe as më pak por plot 128 milion euro”, shkruan Kryemadhi.

Kryetarja e LSI-së kërkon konkretisht  nëse ka persona që kanë status penal “nën hetim” apo “të pandehur” për Inceneratorët e Fierit apo të Tiranës, dhe informacion lidhur me masat konkrete të sigurisë që janë marrë nga Prokurori i çështjes.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë