Presidenti Ilir Meta postoi të dielën një mesazh të përcjellë një ditë më parë përmes një konference për shtyp.
“T’i kthehen popullit shqiptar mbi 400 milion euro të vjedhura me aferën e inceneratorëve! U bëj thirrje të arrestuarve të bëhen ‘të penduar’ dhe të tregojnë se kush ju dha garanci për të shkelur ligjet në mënyrë kriminale.
Mjafton vetëm dëshmia e ish ministrit të Financave në Komisionin Parlamentar për të vënë para përgjegjësisë të paktën gjysmën e qeverisë.
Ajo që duhet më shumë është t’i kthehen lekët popullit. Janë mbi 400 milion euro”, shprehet presidenti Ilir Meta.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje