Deputetja e PD-së, Ina Zhupa deklaroi përmes një konference për shtyp se PD-ja do të dorëzojë në SPAK një tjetër padi për inceneratorët.
“Sot do shpjegoj skemën korruptive, mafioze të mbetjeve të qytetit të Durrësit që ka përgjegjës direkt znj.Emiriana Sako, pjesë e kësaj skeme kriminale është edhe z.Alqi Bllako që është gjithashtu edhe në këtë skemë të mbetjeve të qytetit të Durrësit.
Znj.Sako u paraqit në komisionin hetimor për inceneratoret dhe nuk arriti dot që t’i përgjigjej pyetjeve të komisionit.
Skema mafioze e menaxhimit të mbetjeve në qytetin e Durrësit ka nisur në datën 10.07.2018 me vendim numër 537 të Këshillit Bashkiak të Durrësit, i cili i drejtohej Komitetit të AKUM për shpalljen e gjendjes së emergjencës dhe gjetjen e zgjidhjes për sa i përket mbetjeve me qytetin e Durrësit.
10.07.2018 ku ishte evidentuar dhe më pas mbyllja e Porto Romanos dhe nevojës për të depozituar mbetjet e qytetit të Durresit në një qytet tjetër, deri në 10.06.2019, nuk është bërë asgjë. një vit e gjysëm që Emiriano Sako me veprimet dhe mosveprimet e saj, ka çuar Durrësin drejt një katastrofe mjedisore, duke mirë menduar qe kjo t’i shërbejë aferës së inceneratorëve”, tha Zhupa duke njoftuar se zyra juridike e PD do të depozitojë në SPAK fakte të reja për “procedurat abuzive me inceneratorin nga Emirjana Sako”.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje