Partia Demokratike ka ngritur pesë pyetje të tjera për aferën e inceneratorëve. Deputetja Ina Zhupa doli me një deklaratë, ku tha se kjo aferë ka shtrirë tentakulat e saj në qytetet më të mëdha të vendit.
“Tentakulat e mega-aferës së inceneratorëve shtrihen në qytete më të mëdha të Shqipërisë, në stilin tipik të organizatave mafioze, në një skemë të kopjuar pikë e presje nga Camorra. Nga Tirana në Elbasan dhe nga Fieri në Durrës. Qyteti bregdetar, i kapur prej një dekade nga një klan mizor, edhe pse nuk ka një incinerator është futur në vallen që hidhet mbi shpinën e taksapaguesve shqiptarë”, tha ajo.
Zhupa ngriti pyetjen e parë ndaj Bashkisë së Durrësit, se pse nuk mori masa kur u mbyll landfilli i Porto Romanos, por gjeti zgjidhjen t’i dërgonte mbetjet te inceneratorit i Tiranës.
“Si ka mundësi që edhe pse parashikohej me vendim që do mbyllej Porto Ramano, kryetarja e Bashkisë Durrës Emirjana Sako nuk gjeti asgjë zgjidhje se ku do shkonin mbetjet për një vit e gjysëm? A u la me qëllim që të shkaktohej katastrofë mjedisore në Durrës, që të gjendej zgjidhja te “incenetarori” që nuk ekziston i Tiranës? Si ka mundësi që kamionët edhe mbetjet e Durrësit vinin përpara se të kishte një marrëveshje zyrtare edhe shkarkonin mbetjet në landfillin, incenerator fantazëm të Sharrës? Si eshte e mundur qe, duke pasur ne planin lokal te menaxhimit te mbetjeve te Bashkise Durres, 3 skenarë te mundshem per menaxhimin e mbetjeve si Landifilli i Sukthit apo i Gjepalajt, u zgjodh skenari me koston me te shtrenjte ne inceneratorin fantazem te Tiranes? Kush i ka bërë negociatat nga ana e Bashkisë Durrës me Landfillin e Sharrës, dhe kush ka qenë nga pala tjetër? Si është arritur pagesa përfundimtare kur janë çuar mbetje me zero lek përpara kontratës duke e paracaktuar se cilën zgjidhje do bënte Bashkia?”, tha deputetja Zhupa.
Zhupa u shpreh se PD do të vazhdojë të kërkojë llogari deri kur dikush në SPAK të lëvizë dorën për ta vendosur atë të plaga 430 mln euroshe, sipas saj.
“Lefteri është në burg, por koka që qelbet vjedhje luan kryegardianin e përgjithshëm të Shqipërisë. Me firmën e tij ndodhin të gjitha”, mbylli deklaratën e saj, Ina Zhupa.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje