Politike

Inceneratorët, Tabaku: Ndiq paranë, këshilla ime për SPAK

Deputetja e Partisë Demokratike Jorida Tabaku me anë të një postimi në Facebook ka reaguar mbi hetimin për inceneratorët.

Tabaku shkroi se këshilla e saj për SPAK ka qenë të ndiqnin paranë pasi sipas saj ajo do i dërgonte tek të gjithë ata që bashkëpunuan për aferën e inceneratorëve në vend.

“Ndiqni paranë ishte këshilla ime për SPAK në fund të prezantimit të raportit të Komisionit Hetimor të Inceneratorëve prej mbi 100 faqe.

Ndiqni paranë dhe lidhjet e parave ishte ajo çfarë përsërita në 12 paditë që kam dërguar në SPAK për aferën 430 mln euro.

Paraja do t’iu dërgojë tek të gjithë ata që bashkëpunuan për aferën e 430 mln eurove. 3 inceneratorët janë 1 aferë e madhe që duhet hetuar si një grup i strukturuar kriminal!

Asnjë person me pushtet nuk mund dhe nuk duhet mbrojtur. Asnjë njeri i përfshirë në këto afera korruptive nuk ka përse e bën gjumin e qetë ndërsa abuzon me paratë dhe djersën e shqiptarëve…”, komentoi Tabaku


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë