Deputeti i PD-së, Luan Baçi solli në vëmendje përmes një deklarate për mediat se një kontratë koncensionare është lidhur mes ministrisë së Mjedisit dhe kompanisë Integrated “Technology Ëaste Management” për inceneratorin e Fierit që në tetor 2016.
Vlera e kontratës është 30 milion euro.
Thuajse 6 vjet më vonë, Baçi vëren se ka ende shumë pyetje.
“Pse nuk ka një VKM për 30 milion eurot e inceneratorit të Fierit, apo ka një të tillë dhe mbahet i fshehur?
Pse kjo kontratë 30 milion euroshe nuk është botuar fare në Fletoren Zyrtare?
Kush kishte tagrin që të injoronte vendimin e Fierit dhe ta ndërtonte krejt tjetërkund nga 10 vendosjet e vlerësuara nga Bashkia e Fierit?
Para 3 vitesh KLSh njoftoi se ishin marrë 88% te fondit për inceneratorin e Fierit por nuk ishin investuar as 12%! Ku shkuan ato para?
Pse nuk ndërpritet kontrata dhe të dërgohet për ndjekje penale?”, pyeti deputeti Baçi
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje