Bota

Incident mbi Detin e Zi, avioni luftarak rus godet me raketë pranë një aeroplani britanik

Gazeta Si – Një avion luftarak rus ka lëshuar një raketë pranë një avioni britanik që patrullonte hapësirën ajrore ndërkombëtare në Detin e Zi.

Episodi daton në 29 shtator, por vetëm sot, në përfundim të një sërë hetimesh paraprake dhe kontaktesh ndërkombëtare, u zbulua nga Ministria e Mbrojtjes e Londrës.

Ben Wallace, ministri britanik i Mbrojtjes, shpjegoi në Parlament se Britania pezulloi patrullimet pas incidentit dhe i shprehu shqetësimet e tij ministrit rus të Mbrojtjes, Sergei Shoigu.

Pas marrjes së garancive nga Moska – e cila më 10 tetor, pas “një hetimi për incidentin”, ia atribuoi aksidentin një “mosfunksionimi teknik” – Londra ka rifilluar patrullimet, të cilat tani shoqërohen me avionë luftrakë.

Sipas Wallace, Shoigu gjithashtu pranoi se “përplasja ndodhi në hapësirën ajrore ndërkombëtare”.

Ministri tha se një “avion i paarmatosur i RAF RC-135 Rivet Joint” ishte “i përfshirë” nga dy SU-27 ruse, njëri prej të cilëve “lshoi një raketë në afërsi të RAF Rivet Joint përtej rrezes vizuale”.

Wallace, të martën në mbrëmje kishte anuluar befas një ndërhyrje para një komiteti për komunat për të fluturuar në Uashington dhe për të takuar ministrin e Mbrojtjes të SHBA-ve, Lloyd Austin.

Ministria britanike e Mbrojtjes tha se kishte paralajmëruar vendet aleate për incidentin.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë