Ata notuan për rreth 12 orë deri në breg, pasi helikopteri i tyre pati një aksident në veri-lindje të Madagaskarit. Kjo ishte aventura që i ndodhi Serge Gelle, sekretarit të shtetit për policinë, dhe një të mbijetuari tjetër, sipas raportimeve nga autoritetet lokale. Kërkimet për dy pasagjerët e tjerë vijojnë ende pas asaj që ndodhi për arsye të paqarta, siç sqarohet nga policia dhe autoritetet portuale.
Gelle dhe një polic zbarkuan në qytetin bregdetar të Mahambos, duket pasi u hodhën nga helikopteri, tha Jean-Edmond Randrianantenaina, kreu i autoritetit portual.
♦️Le GDI Serge GELLE, un des passagers de l’hélicoptère accidenté hier a été retrouvé sain et sauf ce matin du côté de Mahambo.
— Ministère de la Défense Nationale Madagascar (@MDN_Madagascar) December 21, 2021
☑️ Les sapeurs sauveteurs de la #4°UPC ont également retrouvé le carcasse de l’hélicoptère au fond de la mer. pic.twitter.com/sP2abwTMwB
Në një video të shpërndarë në rrjetet sociale, 57-vjeçari Gelle, shfaqet i rraskapitur në një shezllong, ende me uniformën e tij të kamuflazhit.
“Nuk ka ardhur ende koha për të vdekur”, tha gjenerali, duke shtuar se është i ftohtë, por jo i lënduar. Gelle, pasi shërbeu në polici për 30 vjet, u bë ministër në një riorganizim të kabinetit gushtin e kaluar.
Helikopteri po e çonte atë dhe të tjerë për të inspektuar vendin ku një varkë u mbyt në brigjet verilindore mëngjesin e djeshëm, duke vrarë të paktën 21 persona dhe shënuar rreth 60 të zhdukur.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje