Bota

Incident mes anijes së peshkimit japoneze dhe ruse, tre të vdekur

Tre persona humbën jetën në bordin e një anijeje japoneze të peshkimit, e cila u përplas me një anije ruse jashtë ishullit verior të Hokkaidos. Zëdhënësi i qeverisë japoneze, Katsunobu Kato, konfirmon lajmin, duke saktësuar se ka edhe dy të plagosur.

Transmetuesi japonez, NHK identifikoi anijen japoneze si “Daihachi Hokko Maru” 9.7 tonë, me qendër në Mombetsu dhe transportuesin e mallrave 666 tonë “Amur”, të regjistruar në Nevelsk në ishullin Sakhalin të Rusisë.

Që nga Lufta e Dytë Botërore, ka pasur një mosmarrëveshje midis Japonisë dhe Rusisë mbi sovranitetin e katër ishujve të administruar nga Moska, të cilat ajo i quan Kurilët e Jugut dhe që Tokio e pretendon si Territoret e Veriut.

Anijet e peshkimit që lundrojnë në këtë zonë, shpesh janë përfshirë në tensione midis Moskës dhe Tokios.

Në vitin 2019, rusët arrestuan 24 peshkatarë japonezë dhe rrëmbyen anijet e tyre, të akuzuar për tejkalimin e kuotës së lejuar për kapjen e oktapodëve.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë