Ka ndodhur

Incident në Maliq, deputeti demokrat Edmond Spaho tërheq nga krahu një person në qendër votimi

Gazeta Si – Një incident ka ndodhur në një nga qendrat e votimit në Zvezdë të Maliqit në qarkun e Korçës.

Deputeti demokrat Edmond Spaho, shfaqet duke tërhequr nga krahu një person tjetër.

Ende nuk dihet me saktësi se çfarë ka ndodhur, pritet të mësohen më shumë detaje në vijim.

Sipas pretendimeve të Spahos, por edhe kryetarit aktual të Bashkisë së Maliqit, socialistit Gëzim Topçiu, ka presion për orientim votash.

Ndërkohë më herët, ncidente janë shënuar në Spitallë dhe në Fushë-Krujë.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë