Nuk mundi të marrë pjesë në samitin për Klimën, sepse nuk kishte akses për personat me aftësi të kufizuara. Kjo ka ndodhur me ministren izraelite të Energjisë, Karine Elharrar, e cila të hënën u detyrua të largohej nga konferenca COP26 në Gllazgou, pasi u përpoq më kot të hynte në kompleksin ku mblidhen delegatët.
Në një intervistë televizive me “Channel 12”, Karine Elharrar, e cila ka distrofi muskulare dhe përdor një karrige me rrota dhe një automjet të veçantë për personat me aftësi të kufizuara për të lëvizur, shpjegoi se si opsionet e vetme për të hyrë në sallë, ishin ose ecja në këmbë (praktikisht e pamundur) ose hipja mbi një karrige me rrota.
“Erdha në COP26 për të takuar homologët e mi në mbarë botën dhe për të kryer luftën tonë të përbashkët kundër krizës klimatike”, shkroi Elharrar në Twitter.
“Është e trishtueshme që Kombet e Bashkuara, të cilat promovojnë aksesin për personat me aftësi të kufizuara, në vitin 2021 nuk kujdesen për aksesueshmërinë e ngjarjeve të saj”, shtoi ajo.
Por jo vetëm kaq. Në gazetën “Times of Israel”, stafi i ministres, shpjegoi se si gruaja priti për dy orë dhe përfundimisht u detyrua të kthehej në hotelin e saj në kryeqytetin skocez, 80 kilometra larg.
Një zyrtar nga delegacioni i kryeministrit izraelit, Naftali Bennet, tha se ai ishte ankuar zyrtarisht te organizatorët. Bennett tha se nuk do të marrë pjesë në takimet e sotme nëse Elharrar nuk mund të hyjë në samit, shtoi zyrtari.
Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Izrael, Neil Wigan, shkroi në Twitter se i kërkoi falje “thellësisht dhe sinqerisht” ministres. “Ne duam një samit të COP26 që është mikpritës dhe gjithëpërfshirës për të gjithë”, – shkroi ai.
Bennett informoi kryeministrin britanik Boris Johnson për incidentin dhe Johnson e ftoi Elharrar të marrë pjesë në një takim mes dy kryeministrave të martën.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)







Lini një Përgjigje