Politike

Incidenti në Gramsh, Berisha: Rama kërcënimi më i madh, po vepron si agjent i Kremlinit

Kryetari i PD-së, Sali Berisha, ka reaguar përmes një deklarate zyrtare mbajtur nga selia blu lidhur me ngjarjen 20 gushtit ku dy ushtarë shqiptarë, roje të fabrikës së prodhimit të armëve në Gramsh, u sulmuan të shtunën nga dy shtetas rusë dhe një ukrainas.  

Të tre shtetasit e huaj janë ndaluar dhe po mbahen në arrest për veprat penale “goditje për shkak të detyrës”, “dhënie e informatave sekrete” dhe “sigurim i informatave”.  

“Agresorët e ushtarëve në detyrë, u ndaluan dhe janë hetim. Cila është lidhja e tyre me shërbimet duhet të qartësohet. Por e vërteta është se përdorimi i lëndëve djegëse dhe neuroparalizuese dhe toksike, kundër ushtarëve, komprometon thellësisht ‘misionin’ e tyre turistik.

Unë sot jam këtu për të deklaruar, se kërcënimin më të madh në këto vite ndaj sigurisë kombëtare, me akte madhore e ka bërë personalisht, Edi Rama.

Po ju rikujtoj këtu se 5 vite më parë në një mënyrë të pashembullt në historinë e një vendi, të lirë apo jo, mediat shqiptare publikuan të gjithë organigramën e shërbimit shtetërore, emër, mbiemër, degë dhe funksion. Ata publikuan dhe rrogat e tyre, duke ekspozuar kështu këtë shërbim ndaj të gjitha shërbimeve të tjera, jo miqësore.

Deklaroj këtu se këtë e ka bërë Edi Rama, pasi askush tjetër në Republikën e Shqipërisë, përveç kryeministrit që firmos çdo vit strukturën e SHISH, ka të drejtë të njihet me të, apo ta kërkojë atë”, tha Berisha.

Më tej ai u fokusua tek ngjarja e së shtunës në Gramsh.

“Tani vijmë pak tek problemet e sotme. Sot ka një konfrontim mes NATO-s, BE-së dhe Rusisë së Putinit dhe aleatëve të tij.

Sot sikundër dhe më parë, Shërbimet serbe dhe ruse janë në sintoni të plotë, në bashkëpunim të ngushtë. Për ata të cilët vënë gjë këtu në dyshim, po ju rikujtoj deklaratën e Aleksandër Vuçiç, i cili gjatë vizitës së tij në Uashington do të thoshte se Shërbimet më kishin njohur, dhe këtu është fjala për shërbimet ruse, me tekstin e marrëveshjes që do na servirej. Por kjo nuk është një risi.

Putini i madh dhe i vogël, Rusia e madhe dhe e vogël janë një unitet, ndofta përjetësisht i pazgjidhshëm. Ajo për të cilën unë jam këtu është se ka një projekt tjetër, madhor për Ballkanin, projektin Serbo-rus dhe ky është ‘Ballkani i Hapur’. Shqiptarët e dinë që ky projekt u mbështet gjatë dy muajve publikisht nga ministri i Jashtëm rus, Lavrov. Dhe ky projekt mbështetet po kaq fuqimisht dhe verbërisht nga vasali i Vuçiç në Tiranë, Edi Rama.

Më thoni tani ju, a nuk është madhor kërcënimi i sigurisë kombëtare nga Edi Rama?

Pra ata që kërkojnë agjenturë në tunele dhe bunkerë, duhet të dinë se problemi madhor i sigurisë kombëtare është në krye të qeverisë së vendit”, tha Berisha.

Kryetari i PD-së ngriti oyetjen se pse Rama nuk i bllokon vizat për rusët një kërkesë kjo e Presidentit të Ukrainës.

“Pse Rama nuk plotëson kërkesën e Zelensky-t për të bllokuar vizat e rusëve?

Nuk është këtu çështja e akuzave të vjetra të lidhjes së tij atërore me shërbimet ruse, dosjen ‘Mitrokin’, apo lidhje te tjera familjare.

Çështja është se Rama po vepron si agjent i Kremlinit në Tiranë, me projektin ‘Ballkani i Hapur’. Përveç kësaj dhe në këtë kontekst, refuzimi i tij i prerë për bllokimin e vizave është dhe kjo një problem i veçantë.

Këtë çështje e kam ngritur disa herë në parlament. Kjo ishte e vetmja kërkesë e presidentit Zelensky drejtuar parlamentit shqiptar.

Por Edi Rama me kokëfortësi dhe pa asnjë shpjegim refuzon të bllokojë dhe vendosë vizat për rusët dhe të mos ua japë atyre”.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë