Politike

“Incineratorët”, Tabaku kërkon me forcë dëshminë e dytë të administratores së impiantit të Tiranës

Komisioni Hetimor Parlamentar për incineratorët duhej të niste punën me marrjen e dëshmive me administratoren e impiantit të Tiranës, Ariola Kodra.

Por, administratorja nuk është paraqitur në këtë seancë, ndërsa kryetarja e komisionit, Jorida Tabaku nxorri disa dokumenta të reja, ku foli për një lidhje të hershme në biznese mes Ariola Kodrës dhe pronarëve të incineratorëve, lidhje të cilën ajo nuk e ka treguar gjatë dëshmisë së parë në Kuvend.

Tabaku deklaroi se nëse Kodra nuk paraqitet për të dëshmuar, deri para mesditës, atëherë do t’i kërkojë policisë që ta shoqërojë atë me forcë para Komisionit.

Ndërkohë, në lidhje me dëshminë e gazetarit Artan Rama, socialistët thanë se për këtë do të dorëzojnë një kërkesë me shkrim në Këshillin e Legjislacionit për të mësuar nëse ai mund të dëshmojë apo jo.

Gjatë thirrjes së parë, Artan Rama u pengua të dëshmojë nga deputetët e mazhorancës nën arsyetimin se kishte konflikt interesi, pasi është paditur nga incineratori i Elbasanit në gjykatë.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë