Bota

India konfiskon 2.7 mld dollarë heroinë nisur nga Afganistani

Zyrtarë indianë kundër kontrabandës kanë konfiskuar rreth tre tonë heroinë në vlerë të 2.7 miliardë dollarëve në portin e shtetit Gujarat.

Testimet janë ende duke u kryer për të vërtetuar vlerën e saktë të drogës së konfiskuar, thanë zyrtarët për BBC.

Dy persona janë arrestuar dhe shumë të tjerë janë duke u hetuar, rreth ngjarjes.

Dërgesa është nisur nga Afganistani, dhe paraprakisht ishte deklaruar se ngarkesa kishte përmbajtje të gurëve mineralë.

Ajo ka arritur në postin në Gujarat përmes Iranit.

“Hetimet e kryera deri më tani kanë treguar për përfshirje të zyrtarëve afganë, të cilët janë nën hetime”, ka thënë Drejtoria për Inteligjencë të të Ardhurave.

Afganistani është prodhuesi më i madh i opiumit, sipas Zyrës së Kombeve të Bashkuara për Drogë dhe Krim.

Korrja e opiumit përbën më shumë se 80 për qind të furnizimit botëror.

Bimët e opiumit rafinohen për të formuar bazën për disa droga që shkaktojnë shumë varësi, përfshirë heroinën.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë