Autoritetet shëndetësore indiane janë të alarmuara nga një rritje e konsiderueshme në rastet fatale të vendit të të ashtuquajturës “kërpudha e zezë”, një infeksion i rrallë i quajtur ‘mucormycosis’, i cili ka 50% të vdekshmërisë dhe për këtë arsye, shtetet indiane të interesuara duhet të deklarojnë se është një epidemi.
Muajt e fundit, në Indi janë raportuar me mijëra raste që prekin pacientët e shëruar nga koronavirusi. Mediat ndërkombëtare, shkruajnë se ekziston një lidhje me steroidet që përdoren për të trajtuar Covid, ndërsa personat që vuajnë nga diabeti janë më të rrezikuarit.
Mjekët kanë thënë se personat janë infektuar me këtë sëmundje nga 12 në 18 ditë pas shërimit nga Covid-19. Në Indi, rastet e infeksioneve të kërpudhave të zeza janë rritur në më shumë se 8,800.
“BBC News Online” raporton se Sekretari i Ministrisë së Shëndetësisë, Lav Agarëal, u ka shkruar 29 shteteve të Indisë duke u kërkuar atyre që ta deklarojnë atë si një epidemi.
Duke vepruar kështu, ministria do të jetë në gjendje të monitorojë më nga afër atë që po ndodh në secilin shtet dhe të lejojë integrimin më të mirë të trajtimit.
Sipas mjekëve, të sëmurët me diabet që marrin steroid janë më të ekspozuarit ndaj rrezikut të kontraktimit të kërpudhave: steroidet në fakt kanë si efekt anësor uljen e sistemit imunitar, tashmë të ndryshuar nga prania e virusit.
Te pacientët me një sistem imunitar të depresionuar, kërpudhat kanë një rrugë më më lehtë për t’u integruar, nga plagët, nga hunda dhe sytë, në mushkëri dhe tru.
Në mënyrë që të parandalohet që virusi të sulmojë trurin, shpesh janë të nevojshme operacionet invazive, të cilat përfshijnë heqjen e indeve nekrotike nga zgavra e gojës dhe gjithashtu nga sytë.
India deri më tani ka regjistruar mbi 26 milionë raste me Covid 19 dhe gati 300,000 vdekje dhe aktualisht po përballet me një valë të dytë të rëndë të infeksioneve.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje