Bota

Indonezi, gjenden pjesë të nëndetëses së zhdukur: Asnjë shpresë për 53 marinarët

Nëndetësja, e cila u zhduk në brigjet e Balit me 53 persona në bord, është mbytur. Lajmi u bë i ditur nga autoritetet indoneziane, pasi kishin gjetur pjesë të mbetjeve nga brenda nëndetëses.

 “Me prova autentike që besohet të vijnë nga ‘KRI Nanggala’, ne kemi ndryshuar statusin, nga e zhdukur, në nëndetëse të mbytur”, u tha zëdhënësi i marinës mediave, duke shtuar se mbetjet e rikuperuara nuk mund të vijnë nga ndonjë një anije apo nëndetëse tjetër.

Ekipet e shpëtim-kërkimit, gjetën disa objekte, duke përfshirë pjesë të një pllake siluri dhe një shishe vaji, e cila besohet se përdoret për të vajosur periskopin.

Sipas kreut të Marinës Indoneziane, Yudo Margono, nëndetësja është fundosur zyrtarisht dhe nuk ka asnjë shpresë për të gjetur 53 anëtarët e ekuipazhit të gjallë.

“Ne kemi zbuluar mbetje në zonën ku u zhyt për herë të fundit”, theksoi ai. Zyrtarët shpjeguan se furnizimi me oksigjen përfundoi në orët e para të së shtunës, me kohën lokale.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë